Prokuroria e Fierit rrëzon akuzat e Zaganit ndaj ministrit Tahiri
Prokuroria e Fierit ka mbyllur çështjen, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës, sipas deklaratave të lëshuara ish – Shefi i Antidrogës, Dritan Zagani.
Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqarojnë se pas hetimit të kryer nga organi kompetent në Fier, ka rezultuar se deklarata e Zaganit, që e cilëson ministrin Tahiri si të përfshirë në trafiqe të narkotizmit, ka rënë.
Ish-Shefi Antidrogës Zagani përmes një interviste televizive akuzonte Ministrin Tahiri si të përfshirë në një organizat të trafikut të drogës. Ministri Tahiri nga krahu tjetër deklaronte se Zagani është shpallur në kërkim nga policia pasi ka zbuluar informacione të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe është larguar jashtë vendit. Ministri Tahiri deklaronte se fjalët e artikuluara nga Zagani janë shpifje, teksa mohonte kategorikisht përfshirjen të tijën në ndonjë aferrë korruptive.
Prokuroria e Fierit pas 6 muajsh hetime ka arritur në përfundimin se akuzat e ngritura ndaj Tahirit nuk mund të qendrojnë pasi nuk është gjetur asnjë provë, që implikojnë kreun e Ministrisë së Brendshme në trafikimin e lëndëve narkotike
Diskutime rreth kësaj post