Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të operacionit policor “Lavazho”, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Olsi Lika, 30 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” Lushnje.
Arrestimi i pronarit të një lokali në lagjen “Gafur Muço”, të përshtatur për përdorim droge, u bë pas sekuestrimit të 409 gr Cannabis Sativa të ndara në tre pjesë, njofton ministria e Punëve të Brendshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se shkallës parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga Nenet 283 e 285/a të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post