Në vijim të Operacionit Antidrogë të koduar “Mali i Thatë”, Policia ka zbuluar dhe sekuestruar 35 kg Cannabis Sattiva, si dhe ka sekuestruar 2 kg lëndë narkotike në formë Çokollate.
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se, lënda narkotike u sekuestrua nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, gjatë një kontrolli në një kabinë furgoni të përshtatur si depo në një vend të quajtur “Luadisht”.
Ajo dyshohet të jetë fshehur, nga Kryeplaku i fshatit Podgorie Arben Pilinçi, 44 vjeç, i shpallur në kërkim, si edhe nga djali i tij Orlind Pilinçi, 26 vjeç, i arrestuar disa ditë më parë gjatë këtij operacioni.
Për hetime të mëtejshme, materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Diskutime rreth kësaj post