Lonidha Çobo, drejtori i përgjithshëm i kompanisë kanadeze të naftës, Bankers Petroleum Albania është larguar së fundmi nga ky post. Burime nga kompania pohojnë se ai është transferuar në të njëjtën detyrë në Hungari.
Në fund të nëntorit, Bankers Petroleum Ltd njoftoi se është kualifikuar si një ofertë në raundin e tretë të konkurrimit për Bllokun Püspökladány (Blloku “P”) brenda rajonit Panonian, në Veri-Lindje të Hungarisë.
Bankers do të operojë këtë licencë dhe do të investojë deri në 12.3 Milionë euro në Hungari bazuar në një kontratë me afat prej 3 vjet e gjysëm.
Bankers Petroleum Albania muajt e fundit u përfshi në një konflikt me tatimet, pasi këto të fundit, bazuar në një raport të AKBN (Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore) nuk i njohën Bankers 303 milionë dollarë shpenzime dhe e ngarkuan me një pagesë prej 57 milionë dollarësh tatim fitimi.
Ndërsa çështja është ende në shqyrtim nga një auditues i huaj i pavarur, kompania ka rënë dakord ta paguajë me këste këtë shumë dhe në rast se auditi i jep të drejtë Bankers, shuma do i kthehet mbrapsht kompanisë.
Revista Monitor
Diskutime rreth kësaj post