Himara, Vunoi e Dhërmiu, qe ndodhen ne vijen bregdetare te Jugut, janë shpallur Qendra Historike nga Këshilli i Ministrave, që ka miratuar edhe vendimet përkatëse për miratimin e rregullores për administrimin e tyre dhe zonave të mbrojtura përrreth.
Fshatrat kanë marrë këtë status pas kërkesës që Ministria e Kulturës kishte bërë prej kohësh, në mënyrë që këto zona të marrin një tjetër vëmendje, duke qenë se edhe turizmi në to është shumë i zhvilluar.
Ky vendim do të vihet në zbatim nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Zhvillimit Urban dhe kjo do të bëhet në bazë të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”.
Këta janë edhe fshatrat më të frekuentuar në periudhën e verës nga turistë vendas dhe të huaj.
Diskutime rreth kësaj post