Presidenti rus, Vladimir Putin “mund” të ketë miratuar vrasjen e agjentit rus në ekzil, Aleksander Litvinenko, doli sot nga një hetim britanik.
Pas një hetimi 12-mujor, shefi i hetimit qeveritar, Robert Owen deklaroi se kishte arritur në përfundimin se ish-oficeri ushtarak rus, Dmitri Kovtun dhe bashkëpunëtori i tij gjithashtu rus, Andrei Lugovoi, kishin helmuar Litvinenkon në vitin 2006 nën drejtimin e agjencisë shtetërore ruse të sigurisë, FSB.
“Jam i sigurt se Lugovoi dhe Kovtun vepronin në drejtomin e të tjerëve gjatë kohës kur helmuan Litvinenkon”, thotë Owen në një raport.
“Operacioni i FSB-së për të vrarë Litvinenkon mund të jetë miratuar nga Patrushev dhe nga presidenti Putin”, shtoi ai.
Litvinenko, një ish-agjent rus i shndërruar në informator britanik, u largua për në Britaninë e Madhe në vitin 2000 dhe u bë një kritik i ashpër i Putinit.
Mendohet se ai është helmuar me polonium-210, që prodhohet në reaktorët bërthamorë, gjatë një takimi në Londër mes Kovtunin dhe Lugovoin.
Prokurorët britanikë kanë akuzuar Kovtunin dhe Lugovoin për përfshirje në vrasjen e Litvinenkos, por Rusia ka refuzuar ekstradimin e tyre për t’iu përgjigjur akuzave.
Diskutime rreth kësaj post