Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se Paralmenti Evropian sapo ka miratuar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ai me këtë rast ka thënë se kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Parlamenti Evropian sot në seancën e vetë plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Çollaku.
Postimi i plotë i Çollakut:
Parlamenti Evropian sot në seancën e vetë plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkënënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbërt nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE.
I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike. Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian.
Diskutime rreth kësaj post