150 të burgosur lenë sot qelitë
150 të dënuar do të lenë sot qelitë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sqaron se lirimi i të dënuarve është në bazë të zbatimit të ligjit të amnistisë.
Ligji për amnistinë u miratua nga parlamenti në fund të muajit dhjetor. Nga ky ligj përfitojnë 720 të burgosur. Ndërkohë nga ligji përftojnë edhe disa të dënuar të tjerë të cilët do të të kenë ulje të viteve të dënimit.
Diskutime rreth kësaj post