Si organizohet vrasja,armët që përdorin, sa para marrin dhe mënyrat për të kryer këto krime
Për ta është një punë që duhet të bëhet, pasi në xhep marrin shuma të mëdha parash.
Qëllimi i tyre është të qëllojnë mbi objektivin për të cilin janë paguar. Por jo vetëm kaq, nuk duhet që të lënë gjurmë, kjo për të realizuar një “punë të pastër”, siç thuhet në gjuhën e tyre.
Sipas raporteve të Policisë së Shtetit janë identifikuar një numër i madh personash, të cilët kanë marrë para në dorë për të kryer një vrasje, apo edhe grabitje të ndryshme të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.
Ata nuk e njohin viktimën e tyre, dinë vetëm emrin, banesën si dhe aktivitetin. Vetëm kaq ju mjafton për të kryer punën e paguar nga persona të tjerë. Por, sipas policisë, nuk janë vetëm këta personat e cilësuar si autorë të paguar, pasi uniformat blu janë duke punuar për të zbardhur edhe vrasje të tjerë të kryera nga profesionistë, vrasës të paguar.
Vrasës me pagesë
Një shumë të hollash në adresë të tyre i bënë ata killera profesionistë. Njerëzit e gatshëm nuk kanë asnjë njohje apo konflikt me personin që kanë në shënjestër të tyre. Po kush janë këta? Mosha e tyre, por jo vetëm kaq, të akuzuar dhe të identifikuar si vrasës me pagesë, disa prej tyre janë vrarë pikërisht nga dorë e paguar. Ata që dikur kanë vrarë për dikë, kanë qenë vetë viktimë e pagesës.
Si organizohet vrasja
Mund të quhet një punë e kryer mirë për dërguesin, pasi killeri me pagesë kryen porosinë duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Punë e mirë për ekzekutorin është edhe kur policia nuk arrin që të zbardhë vrasjen. Sipas organit të akuzës, vrasësit e paguar ose siç mund të quhen ndryshe edhe profesionistë, janë të kujdesshëm kur kryejnë vrasjen, duke mos i lënë shteg uniformave blu për identifikimin e tij.
Burimet pohojnë se zakonisht killerat e paguar përdorin pistoletë me silenciator, madje për të zhdukur çdo gjurmë vënë në përdorim edhe eksplozivin. Këta janë të rrallë dhe aktualisht pothuaj të panjohur. Objektivi është “heqja qafe” e personave që kanë hasmëri dhe nga të cilët u rrezikohet jeta apo këta janë konkurrentë në të njëjtën fushë biznesi.
Mënyrat
Janë nga më të ndryshmet, por të menduara fare mirë nga autorët. Kjo për të mos lënë asnjë gjurmë dhe për të bërë siç thuhet në gjuhën e tyre “një punë të pastër”.
Një nga mënyrat më të përdorshme nga autorët e këtyre vrasjeve është përdorimi i pistoletës me silenciator. Vendosje e një moszhurmuesi në qytën e pistoletës së armës bën që autorët e një krimi të kryejnë vrasjen e më pas të largohen në mënyrë fare të qetë për të mos u vënë re nga personat përreth. Një tjetër mënyrë që përdoret është ajo e snajperit. Një vrasje farë perfekte, pa lënë asnjë grimcë gjurme që policia apo edhe prokuroria ta zbulojë. Një shënjestër në zemër të viktimës e kryen këtë krim në mënyrë perfekte. E jo vetëm kaq, në fund të punës autorët shpërblehen. Por, nëse do të mos lësh as nishan në vendin e ngjarjes, eksplozivi është fare mirë.
Së fundmi ka nisur të përdoret shpesh edhe eksplozive. Është përdorur për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Po ashtu është përdorur dhe për vrasjen e gjykatësit vlonjat Skerdilaid Konomi.
***
Julian Sinanaj, karriera e një vrasësi me pagesë
Julian Sinanaj është vrasësi me pagesë më i famshëm në Shqipëri, për arsyen sepse u arrestua dhe u rrëfye.
Regjistrimi i ekzekutimit të parë të kryer nga Julian Sinanaj në Shqipëri, është ajo e datës 26 gusht 2012 në Vlorë. Vrasja e peshkatarit 45-vjeçar në Orikum në një lokal buzë detit. Sipas kronologjisë së kohës, ata ishin te ulur në të njëjtën tavolinë dhe debatuan për më shumë se 15 minuta me njëri-tjetrin. Sipas dëshmive në polici, rezulton se Sinanaj ishte siguruar më parë duke i parë kartën e identitetit, për të garantuar se personi ishte pikërisht ai që kishte në plan të ekzekutonte dhe pas kësaj e ka qëlluar. Atë kohë policia filloi dyshimet e një vrasësi me pagesë, por asnjë fakt nuk çoi drejt autorit. Vrasja tjetër ishte plot një vit më pas. Në mesnatën e 20 gushtit ai ka ekzekutoi me një pistoletë me silenciator Agron Çelën, biznesmenin vlonjat 52-vjeçar. Për të dyja vrasjet Sinanaj ka pranuar se ka patur porositës, të cilët janë vënë në kërkim nga policia. Porositësit në të dyja rastet e vrasjeve kanë lëvizur nga vendbanimet e tyre dhe janë në listën e më të kërkuarve tashmë në vend, por emri i tyre nuk bëhet publik.
Kartela e tij penalë më pas regjistron vetëm shpërthime me eksploziv. Për dy vrasjet e para, policia është duke mbajtur sekret porositësit e tyre, ndërkohë që vetë Sinanaj nuk është duke rrëfyer asnjë arsye pse ishte autor i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e kreut të PD-së në Vlorë, Ardian Kollozi muajin qershor që ishte edhe muaji i fushatës elektorale në vend. Ndërsa atentati i fundit, ai ndaj biznesmenit të karburanteve që jetonte në Durrës, mund të cilësohet si i dështuar pasi Sinanaj u vu në pranga ku rrëfeu se do ta vriste sipërmarrësin duke u paguar plot 150 mijë euro.
***
TE DHËNA
SILENCIATORI
Pothuajse në të gjitha rastet kur kryhen vrasje me pagesë, përdoret pistoleta me silenciator, për të fshehur të paktën zhurmën.
SNAJPERI
Një armë që ka një shënjestër mjaft të saktë dhe distanca e largët nga e cila mund të qëllohet me të, humb çdo gjurmë të autorëve.
EKSPLOZIV
Është përdorur për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Po ashtu është përdorur dhe për vrasjen e gjykatësit vlonjat Skerdilaid Konomi.
PARATË
Paguhen shuma të mëdha parash të cilat i jepen autorit që ka kryere vrasjen. Kjo bëhet pasi ai të ketë kryer “punën” e tij dhe të ketë përfunduar ashtu siç e kanë porositur.
Shuma më e madhe e paguar për vrasje
Deri më sot policia ka arritur të vërtetojë se shuma më e madhe që paguhet një killer është 150 mijë euro, ndërsa më e vogla 5 mijë euro. Ndërkohë, nuk përjashtohet edhe shuma të tjera. Madje sipas burimeve disa persona në nevojë për para arrijnë të kryejnë vrasje edhe për shuma qesharake parash.
Killerat
Vrasja me pagesë ndodh kur një kontraktor privat apo qeveritar punëson dikë për të vrarë një person të caktuar apo persona për një shumë të caktuar parash.
Vrasësit janë të punësuar për punë të ndryshme. Zakonisht një kontratë e tillë përfshin një sindikatë krimi që i duhet të punësojë një vrasës profesionist dhe që ka termin a hit man (goditësi). Nga ana tjetër, edhe qeveritë dhe individët po ashtu kontraktojnë për të vrarë, megjithëse kjo është pjesë e disa organizatave kryesore që mbahen si të heshtura.
Një ekzekutues nuk ka të bëjë fare me konceptin e vrasjes me kontratë, megjithëse një ekzekutues në të vërtetë është thjesht për të vrarë njerëz. Diferenca është që një vrasës me pagesë zakonisht punësohet për të vrarë një person të veçantë, ndërsa ekzekutuesi vret për të ndëshkuar një krim.
Në shumë vende me sisteme gjyqësore, kontrata për të vrarë një person është e padetyrueshme nga ligji (në sensin që klienti nuk mund të padisë për një performancë specifike dhe vrasësi me pagesë nuk mund të padisë për pagesën e tij). Të dy, dhe vrasësi aktual dhe klienti i tij, nuk mund të gjenden fajtorë për vrasje.
Kontratat e vrasjes janë shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të shoqëruara me krimin e organizuar, kryesisht sepse kriminelët me karrierë ka shumë të ngjarë që t’i njohin vrasësit me pagesë dhe që të besosh se do të punësosh një vrasës të mirë, kjo do të thotë që të pakësosh mundësinë për t’u kapur. Në varësi nga rajonet dhe koha, killers-at zakonisht janë përdorur për t’i bërë të heshtin dëshmitarët kundër kriminelëve apo të eliminojnë kriminelët rivalë apo politikanët që kanë refuzuar të marrin ryshfet (plata o plomo – një frazë spanjolle fjalë për fjalë për monedhë ose plumb).
Përdorimi i vrasësve me pagesë anonimë lehtësohet kundër formacioneve dhe vazhdimin e vendetës nga njerëzit e viktimës, që kanë lidhje zakonisht me organizatat kriminale. Vrasësit me pagesë e bëjnë krimin e tyre që të ngjajë si një krim i dukshëm. Ata gjithashtu e bëjnë që vdekja të duket si një vetëvrasje apo edhe një aksident, apo mund të fshehin dhe shkatërrojnë trupin, kështu që nuk është e qartë për autoritetet që viktima është e vdekur, sepse zakonisht ata e kanë zhdukur. Në disa vende, ligji i detyron agjentët që ndonjëherë të pozohen si vrasës me pagesë për të arrestuar njerëz, që pretendojnë t’i punësojnë ata./TIRANA OBSERVER/
Diskutime rreth kësaj post