Mbrojtesi Mario Yepes, 40 vjec, ish-kapiten i ekipit perfaqesues te Kolumbise dhe ish-lojtar i Paris SG e ‘AC Milan, ka vendosur qe te terhiqet nga futbolli, bene te ditur te merkuren burime nga ekipi perfaqesues.
“102 ndeshje me seleksionin, gjashte gola dhe nje Boteror. Eshte nje pasuri e madhe”, deklaroi ai.
Pasi debutoi me Deportivo Cali, Yepes luajti per argjentinasit e River Plate dhe francezet e Nantes (2002-04) dhe PSG (2004-08), para se te shkonte ne Itali, ku luajti per Chievo Verona (2008-10) dhe AC Milan 2011-2013).
Kapiteni luajti me ekipin e Kolumbise edhe ne cerekfinalet e Boterorit 2014 ndaj Brazilit.
Diskutime rreth kësaj post