Ditën e djeshme, gjyqtari Artan Gjermeni ka kërkuar t’i kthehen 20 mijë eurot që iu gjetën në automjet, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia. Lajme.al raporton se bllokimi i shumës erdhi pas plagosjes së Gjermenit, plagosje e dyshimtë kjo dhe e mohuar kategorikisht nga gjyqtari i cili pretendon se u plagos vetë pa dashje në garazh.
Ndërkohë, ‘Shekulli’ shkruan sot se Artan Gjermeni ka kërkuar t’i kthehet shuma duke u shprehur se ato janë kursimet e familjes. Por, gazeta në fjalë bën të ditur se policia tashmë ka në dorë filmimet ku duken dy persona teksa qëllojnë Gjermenin me thika.
Takimi në fjalë, bazuar dhe në rastin e prokurorit Haxhi Giu, hedh hije dyshimi pasi është e njëjta skemë ku një funksionar i Drejtësisë hyn në lokal dhe del me shumën 20 mijë euro dhe më pas mohon të ketë ndonjë aferë me të dytë. Lajme.al raporton se pavarësisht pretendimeve të Gjermenit, i cili as nuk ka bërë kallëzim, policia duket e vendosur duke nxjerrë fakte të reja nga ngjarja siç është rasti i sotëm ku bëhet i ditur se ekzistojnë filmime.
Diskutime rreth kësaj post