Udhëtimi me aeroplan është padyshim, udhëtimi më i sigurt, më i shpejtë, dhe më i rehatshëm prej të gjitha udhëtimeve, por, fatkeqësisht dhe më i shtrenjti. Në anën tjetër, udhëtimi me aeroplan privat, është padyshim udhëtimi më luksoz që një person mund t’ia ofrojë vetvetes.
Megjithatë, është pothuajse e pamundur të posedosh një aeroplan privat, nëse nuk bën pjesë në klubin e milionerëve, respektivisht miliarderëve.
Sidoqoftë, njerëzit shumë të pasur pëlqejnë të shpezojnë para në gjësende të shtrenjta, andaj dhe nuk e kanë problem të posedojnë një aeroplan të tillë.
Ata pëlqejnë të dallohen me pasurinë e tyre, të udhëtojnë me stil, por dhe të mbërrijnë sa më shpejtë prej një destinacioni të caktuar deri në destinacionin tjetër.
Në përgjithësi, pronarët e aeroplanëve privatë kanë shpenzuar miliona, respektivisht qindra miliona dollarë për të zotëruar aeroplanë të tillë.
Disa prej këtyre aerplanëve madje, ofrojnë komoditet të njejtë me hotelet me pesë yje, ose edhe më tepër – pasi që, interieri dhe aksesorët, janë punuar ekskluzivisht për pronarët e tyre.
Në vijim ju sjellim listën me 10 aeroplanë më të shtrenjtë dhe më të mahnitshëm privatë, që zotërohen nga njerëzit më të pasur në botë.
15. Bombardier BD-700 (45 milionë dollarë)
14. Embraer Lineage 1000E (49.25 milionë $)
13. Dassault Falcon 7X (50 milionë $)
12. Sukhoi Superjet 100 (50 milionë $)
11. Bombardier Challenger 605 (60 milionë $)
10. Gulfstream G650 (65 milionë $)
9. Bombardier Global 8000 (71 milionë $)
8. Bombardier Global 7000 (72.4 milionë $)
7. Boeing Business Jet 2 (73 milionë $)
6. Airbus A319 ACJ (77 milionë $)
5. Boeing 737 Business Jet (80 milionë $)
4. Boeing 767 33A (83.6 milionë $)
3. Boeing 757 (100 milionë $)
2. Boeing 747-8 VIP (358 milionë $)
1. Airbus A380 (500 milionë $)
Diskutime rreth kësaj post