Tiranë, OSHEE: Mbingarkesë në rrjet 30 % mbi normën, riparohen defektet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, është rritur me 30 % tej normës së lejuar ngarkesa në rrjetin elektrik të qytetit të Tiranës, duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të sotme të paradites.
Nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSHEE, si pasojë e një defekti në fiderin L6, n/St Qendër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:52, u manovrua për furnizimin me energji të abonentëve përmes fiderit A4 që del nga n/St Rajonal. “Për pasojë mbetën pa energji konsumatorët e zonave Rr. Bardhok Biba, Rr. Brigadave, Marteniteti Vjetër, dhe rruga “Sami Frashëri”, të cilët morën furnizim sot në orën 10:17, me përjashtim të 6 kabinave ( zona Bulevardi Zogu i pare).
Grupet e punës së avarisë në OSHEE riparuan rreth orës 12.30 të ditës së sotme, defektin e shfaqur mbrëmjen e shkuar në n./stacionin Qendër, si dhe u punua për vendosjen në punë edhe të 6 kabinave ( zona Bulevardi Zogu i parë) të cilët ishin pa energji.
Si pasojë e mbingarkesës dhe rrjetit të amortizuar gjatë paradites së sotme u dogjën 2 transformatorë që furnizojnë me energji elektrike zonën pranë Televizionit Shqiptar si dhe zonën tek “Mine Peza”.
Grupet e punës së avarive të OSHEE, të cilat gjenden në terren prej mëngjesit të sotëm, kanë vënë në punë, deri në orën 13.30, të dy transformatorët duke furnizuar kështu me energji të gjithë abonentët në zonën e TVSH dhe në rrugën “Mine Peza”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së
Diskutime rreth kësaj post