Stephen Hawking: Njerëzimi rrezikon të shfaroset, nëse nuk gjen një vendbanim tjetër në hapësirë
Fizikani i mirënjohur Stephen Hawking (74 vjeç) paralajmëron Apokalipsin e shkaktuar nga vetë njerëzit në të ardhmen jo të largët. Një luftë atomike, ngrohja e Tokës, viruse laboratorike prodhuar nga teknologjia gjenetike si dhe zhvillime të tjera në shkencë dhe teknikë përbëjnë një rrezik ekzistencial, shprehet Hawking në një seri referatesh për BBC, të cilët nisin transmetimin më 26 Janar.
Nuk mund të thuhet saktësisht, se kur do të ndodhë katastrofa në Tokë, por me siguri do të ketë zhvillime apokaliptike në 1000 deri në 10 000 vitet e ardhshme. Mesazhi i tij: „Deri atëherë njerëzit do të duhet të përhapen aq shumë në hapësirë, sa të shkojnë deri në galaksi të tjera, në menyrë që katastrofa në Tokë të mos e fshijë tërësisht njerëzimin.“ Duke qenë se në 100 vitet e ardhshme një udhëtim në hapësirë në këto përmasa nuk do të jetë ende i mundur, ne, banorëve të Tokës na mbetet vetëm të kujdesemi më tepër për këtë Planet…
Diskutime rreth kësaj post