Sherr në Qendrën spitalore : Mjeku pacientes: na çave trapin, ik p…
Një tjetër incident është shënuar në Qendrën Shëndetësore numër1 të Tiranës, ku pas debatit me një paciente që priste në radhë mjeku i drejtohet asaj me një fjalor aspak të denjë.
Lajmin, së bashku me videon e xhiruar është publikuar nga Shëndet +.
Debati
Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motren tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.
Pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur pacientja shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht:
“Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!”
Pas kësaj pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.
Diskutime rreth kësaj post