Davutoglu: Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, mori pjesë në Konferencën e 16-të të Investimeve të Turqisë, e organizuar nga Bank of America Merrill Lynch në Londër.
Davutoglu gjatë kësaj konference vuri në dukje se “Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale, më pak kufizuese, një kushtetutë të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në ndarjen e pushteteve. Nëse realizohet kjo reformë kushtetutese, kjo do të jetë reforma më e madhe në demokracinë turke”.
“Për këtë arsye unë menjëherë pas krijimit të qeverisë jam takuar me liderët opozitarë, të cilët kanë patur qasje pozitive. Do krijojmë një komision ku çdo parti do të përfaqësohet me nga 3 anëtarë. Faktikisht nëse do të jemi të suksesshëm kjo për ne do të jetë shpresdhënëse. Axhenda e reformave do të vazhdojë në çdo mënyrë e pavarur nga procesi i kushtetutës. Gjithashtu stabiliteti ekonomik dhe stabiliteti politik do të vazhdojnë”, theksoi kryeministri turk.
“Viti 2015 për Turqinë në çështjen e demokracisë kaloi i suksesshëm. Sepse përjetuam 2 zgjedhje të përgjithshme dhe përfunduam zgjedhjet e dyta me një pjesëmarrje 85 për qind dhe me një masë përfaqësimi 97.5 për qind në zgjedhjet e dyta në vend. Ndërsa partia që unë kryesoj u zgjodh me një votim të lartë prej 49.5 për qind”, vazhdoi ai./
Diskutime rreth kësaj post