Situatës të së premtes mbrëma në Teatrin Kombëtar i është shtuar edhe një tjetër ngjarje, ku regjisorja Elma Dorezi është ofenduar pas një statusi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Më falni nëse ju jam “lëpirë” kështu e nis komentin e saj regjisorja e cila jo vetëm është e irrituar, por e bindur se ajo ka punuar shumë për të prekur atë sukses, nuk është lëpirë asnjëherë në jetë, se nëse do ishte kështu s’do rrinte dy vjet jashtë asaj skene.
“Dje isha në provën gjerenale të Regjisorit dhe Drejtorit te Teatrit Kombëtarë. Të institucionit ku unë punojë aktualisht. Natyrisht kam ftesa për premierën e tij, por kurioziteti dhe dëshira për të ndjekur punën time më shtynë të ndiqja edhe provën, që pas kënaqësisë që më dhurojë, bëri që të shkoja ta ndiqja për të dytën herë. Pjesa më e madhe që interpretojnë aty janë edhe aktorët e mi të cilët pavarësisht peshës dhe kohës fizike po punojnë dhe për premierën time: ‘Zbutja e Kryeneçes’! Eh, unë nuk mund të mos i ndjek aktorët e mi… Erdha në shtëpi dhe menjëherë vendosa të bëja publikimin tim të radhës. Vendosa t’i jepja duartrokitjet e munguara nëpërmjet disa fotosh të cilat i bëra mbrëmë. Pothuajse i njëjtë ishte lajmërimi edhe dy ditë më parë,por aty nuk isha….Lexoni më poshtë. Pa ditur se çfarë kishte ndodhur. Marr menjëherë një koment fyes nga gazetari.
“Analfabete” dhe “B..lëpirese”! Shokohem dhe turpërohem në të njëjtën kohe dhe e fshij komentin e tij. Por, nuk mund ta lija aty. I shkruaj ne inbox se nëse ishte mirë apo jo dhe marr një përgjigje edhe më të madhe me një fjalor që nuk është aspak etike për mua ta shkruaj. Ama i kam aty. Ato jo, nuk i fshij. Nëse unë isha analfabetja, po ai? Po kultura ku vajti më pas?…” shkruan Dorezi, duke i lënë radhën një fjalimi të gjatë ku sqaron me detaje të gjithë pasionin dhe punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si regjisore. Duke na lënë të kuptojmë se, teatri tempulli ku shkojmë për të shijuar dhe rrëmbyer një shfaqje apo vepër tashmë është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes artistëve, drejtuesve dhe gazetarëve.
Diskutime rreth kësaj post