Polonia kërkon një prani më të lartë të NATO-s në lindje të Evropës
Presidenti polak, Andrzej Duda, u shpreh sot se shpreson që krerët e NATO-s të organizojnë një prani sa më të gjatë të mundshme të trupave aleate në lindje të Evropës, gjatë mbledhjes së ardhshme në Varshavë në korrik.
E shqetësuar nga sjellja e Rusisë në Ukrainë, Polonia dhe vendet balltike shpresojnë një prani afatgjatë të trupave të NATO-s në territoret e tyre, por Aleanca është limituar deri tani të tregojë angazhimin e saj me rotacion të vazhdueshëm të ushtarëve.
Duke firmosur në vitin 1997 aktin themelues NATO-Rusi, Aleanca ka premtuar “të përmbushë misionin e saj mbrojtës kolektiv dhe misionet e saj të tjera dike u kujdesur të garantojë ndërveprimin, integrimin dhe aftësinë për përforcim të nevojshëm më shumë se sa përdorimin e praktikës së dërgim të një numri të konsiderueshëm të trupave luftarake”.
“Por NATO-ja duhet të përshtatet me rrethanat e reja, të përforcohet në Evropë si në infrastrukturë edhe në trupa”, deklaroi Duda në përfundim të një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.
Varshava pret më 7-8 korrik mbledhjen e krerëve të shteteve dhe qeverive aleate, që organizohet çdo dy vite
Diskutime rreth kësaj post