Avokati I vendit fqinj, Aleksis Kougias ka rrëfyer për mediat greke bisedën e fundit me të shpallurin në kërkim, Klodi Lesi. Ky I fundit vrau gruan greke Lela Mavromatis dhe mori peng djalin e tyre 4-vjeçar.
Duke folur për ‘Star’, avokati tregon se takimi mes tij dhe Lesit është bërë në Megara. Ai thotë se Klodi erdhi me një makinë ngjyrë jeshile dhe i vetëm.
“Klodi Lesi më kërkoi që ta mbroja” – thotë avokati, i cili I ka kërkuar ta dorëzojë fëmijën tek autoritetet që më pas të hapet mundësia për një marrëveshje.
“Ai më tha se do të më telefononte sërish, por nuk u bë më i gjallë” – tregon Kougias.
Diskutime rreth kësaj post