Një ekip i përbërë nga shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës deklaroi sot në Egjipt se janë duke hulumtuar për teori të reja për mënyrën e ndërtimit të piramidave të Egjiptit, 4 600 vjet më parë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Teoritë e reja janë të bazuara mbi hulumtimin e grimcave kozmike të gjetura në brendësi të piramidës Bent, që gjendet rreth 40 kilometra nga Kajroja.
Kryetari i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe Inovacionit, Mehdi Tayoubi, deklaroi se pajisjet të vendosura muajin e kaluar brenda piramidës, kanë mbledhur grimca radiografike që paraqesin grimca atmosferike të rëna në Tokë.
”Në bazë të këtyre grimcave, shkencëtarët do të kenë qasje në procesin e ndërtimit të piramidave, të cilat janë të mbushura me mistere”, theksoi Tayoubi.
“Kur bëhet fjalë për ndërtimin e piramidave, akoma nuk ka një teori 100 për qind të sigurt dhe të vërtetuar. Gjithçka bazohet në teori dhe hipoteza”, shtoi ai.
Piramida Bent, në Dahshur, afër Kajros, është e vetmja që paraqet tentativën e parë për të ndërtuar një piramidë të lëmueshme.
Diskutime rreth kësaj post