Një sistemi i ri për gjobat ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor do të vihet në funksion këtë javë.
Sistemi i ri E-Gjoba do të integrojë në një sistem të përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Rrugore.
Në këtë mënyrë, nuk do të ketë më bllokim të automjetit, por makina do të merret me karrotrec.
Pasi makina juaj të jetë marrë nga karrotreci, mjafton që të vendosni në sistemin E-Gjoba numrin e shasisë dhe targën për të mësuar ku ndodhet automjeti.
Risia e këtij sistemi do të jetë edhe publikimi i emrit të policit që ka vendosur gjobën, raporton Dita.
Sistemi i ri do të zbatohet fillimisht në Tiranë dhe më pas edhe në qytetet e tjera të vendit.
Policia bën me dije se unifikimi i policisë bashkiake me atë të shtetit si dhe sistemi E-Gjoba janë kryer për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët nuk duhet të sorollaten më nëpër komisariate për të mësuar se ku ndodhet makina apo për të mësuar emrin e policit që ka vendosur gjobën.
Diskutime rreth kësaj post