Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Harvardit për Shëndetin publik tregon se cigaret elektronike nuk janë më të sigurta se cigaret e zakonshme. Sipas tyre, pjesa më e madhe e cigareve elektronike përmbajnë përbërës kimik të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe dëmtojnë mushkëritë.
Ekipi testoi 51 lloje të ndryshme cigaresh elektronike nga markat që mbizotërojnë tregun, dhe zbuloi se 47 prej tyre përmbajnë një përbërës i quajtur ‘diacetyl’, acetoin, ose 2.3 pentanedione. Përveç sasisë së lartë të nikotinës, cigaret elektronike përmbajnë edhe elemente të ndryshme kimike që shkaktojnë kancerin dhe dëmtojnë mushkëritë.
Përdorimi i cigareve elektronike është trefishuar gjatë viteve 2013-2014. Ata përdoren më shumë nga studentët.
Diskutime rreth kësaj post