Nga Hervin Çuli
Saliu nuk rrinte dot pa folur. Saliu nuk la gje pa thene per mua. Ne permjerjen e tij te fundit ne fb,protagonisti jam une, banditi me i ri i kryeqytetit, drejtori i Rilindjes, kumarxhiu i pa permbajtur ,hajduti qe mbush xhepat me leket e projekteve.
Faleminderit doktor, sa here qe ti me merr nder goje,çuditerisht njerzit kane me shume respekt per mua.
Aman Sali, mos harro te me permendesh edhe ne parlament se e kam fiksim. Por kur te me permendesh, sqaro edhe arsyen: pse nje bandit si une dikure kur ishe ne opozite e mbaje per keshilltar, dhe pse e therrite te parin per tu bere pjese e Kopit!?
Apo atehere kur isha me ty nuk isha bandit Sali,kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera bandit. Dakort Sali, dakort! Po mos harro nje gje i shtrenjti im doktor, une kam shume defekte si njeri normal qe jam,por s’di qe deri me sot te kem goditur fizikisht dike. Madje, qe te me njohesh pak me shume se s’me njihke fare, jam krejt e kunderta, te betohem: jam nje frikacak qe u shmangem perleshjeve fizike. Qe ne femijeri keshtu kam qene, dhe me vjen turp per kete, por c’te bej,i tille jam,nuk ndryshoj dot. Ah, karakterin dhe nervin e kam te forte, nuk kam frike nga perballjet me jeten, me ty dhe me mizat qe te sherbejne.Vetem mos harro doktor, pas ketij shkrimi mos nxit horrat qe te kane rrethuar perjetesisht te me telefonojne dhe kercenojne fizikisht si atehere kur erdhe ne pushtet dhe fillova te shkruaj per skandalet e qeverise tende. E mban mend, te kam telefonuar dhe ti kam thene me emer dhe mbiemer kercenuesit, e ti jo vetem qe si ndeshkove politikisht por i ngjite ne zenith te ministrise tende te perbrendeshme.
Kur te me permendesh ne parlament ne permjerjen e rradhes, me gojen tende te embel mjalte,mos harro t’i beshe me dije opinionit publik : pse kete njeriun antivlere (sic me quan ti ne permjerjen tende ne fb), kur e prezantove si njerin prej Kopisteve te famshem, e quajte regjisor i shkelqyr, ideator brilant per imazhin e ri te Partise Demokratike!? Apo kur isha ne Kop isha regjisor dhe personalitet i shkelqyr, kurse tani qe s’jam me ty, tak-fak u bera antivlere. Dakort Sali, dakort!
Pastaj Sali, mos harro te sqarosh opinion publik: pse nje ish-aktore e Teatrit Kombetar, pa ndonje vlere dhe kontribut ne kete institucion, deklaron krenare publikisht qe ne pune eshte futur nga bashkeshortja jote, me vetem nje telefonate urdheruese per ish drejtorin. Nejse, gjera qe ndodhin apo jo!Por une s’i bej dot keto, as kur nderhyjne njerez qe vetequhen gazetare te fuqishem e qe me kerkojne te punesoj aktore. E di qe rrezikoj te kem nje television te tere se bashku me ty kundra,por nuk e bej dot.
Kur te me permendesh ne parlament Sali,mos harro, se kumarxhiu i pa permbajtshem nuk ka ndroje ta pranoje publikisht se pokerin me letra i ka pelqyer ta luaje, eshte nje loje e shkelqyer psikologjike qe ne thelbin e vet ka kurajon, deshiren per te rrezikuar. Por mos harro Sali, se dikure kete loje e kam luajtur me miq dhe ish-miq si Edi Paloka, Arben Ristani, Sokol Olldashin e shkrete, kam luajtur dhe me Teodor Lacon dhe Sabri Godon (njerez te shquar te letrave), kam luajtur dhe me Andi Bejten apo Pandi Lacon dhe s’besoj se kemi bere ndonje turp. Une jam njeri me defekte dhe vese Sali, e pi dhe cigaren shume, edhe nje gote vere, me pelqen, here pas here kur mbaroj punen dhe provat. Jam njeri,jo shenjt si ty, dhe s’me vjen hic turp per kete. Nejse, tani qe more vesh dhe ca vese te tjera te mijat mos harro t’I vjellesh edhe ato nga ajo goja jote e embel mjalte.
Dhe se fundi i shtrenjti im Sali, une ne dy vjet si drejtor kam bere me pasion drejtorin duke hapur dyert per te rinjte me konkurse e merita, duke risjelle pulbikun ne Teater se e kishin harruar, duke bere ne nje vit shfaqje sa s’ishin bere ne 4 vjet ne qeverisjen tende Sali. Gjeta nje teater cope-cope, qe s’ke ku e mban, se asnje dore llac s’I kishe hedhur, tani te pakten po e meremetojme por dhe e kemi ngrohur si asnjehere Sali, eja ta shohesh se do kenaqesh. Por nxito, se edhe per nje vit kohe e ke kete mundesi, se do te transferohemi ne teatrin e ri, sic e meriton ky zanat qe shume nga ne e bejne me pasion e dashuri. Le qe ku vjen ti ne teater o Sali, aty ke vetem nje karrige si gjithe te tjeret e ti s’mund ta perballoshe dot kete.
Sa per projektet qe marr une Sali, ta kam thene, ta them sot e do e them prape: ne dy vite si drejtor, ndryshe nga drejtoret qe ke emeruar ti me pare, s’kam marre asnje qindarka pertej rroges si drejtor, kam bere nje rol si aktor pa pagese, dhe nje shfaqje si regjisor pa pagese!Keto jo vetem qe duhet t’I beja si artist ne rradhe te pare, por e kam per detyre (si çdo drejtor artistik ne bote) te perfaqesoj imazhin e institucionit qe drejtoj. Nejse, ku kupton ti dhe idiotet qe ke leshuar si lukuni ujqerish neper rrjetet sociale se si menaxhohet nje teater serioz.
Si perfundim Sali, aman, mos me harro ne parlament. Ose po pertove vete, thuaj te me permende pas gjyqit tim ne komisionin parlamentar, Pollos se Pollareve te famshem. Por thuaj Pollos se Pollareve te famshem,qe kur te flase,te mos harroje te fuse njeren dore ne xhep e tjetren ta valezoje kuturu, tamam si nje orator romak i thinjur nga pesha e mendimeve. Te perqafoj i shtrenjti im Sali.Perqafoje pak nga une dhe Pollon e Pollareve te famshem. Mezi po pres te te degjoj ne parlament.
Ah, se per pak harrova! Sali, meqe ke qejf te besh sikur nxjerr dokumente ku kujton se i kap mat njerezit, ti e di sic e dine gjithe funksionaret publike se nuk ka asgje te keqe te jesh pjese e komisioneve zgjedhore, s’eshte e paligjshme, por ne rastin tim Sali, thjesht une s’kam qene asnje here pjese e asnje komisioni zgjedhor! Pra ti prape ia fut kot!
Kete trillimin qesharak te komisionerit te PS-se, coje deri ne fund i shtrenjti im, qe te jesh i besueshem. Nxirr ndonje firme timen apo ndonje foto si komisioner, se ndryshe s’te beson njeri o Sali. Perqafime! Te pres me mall ne premieren time “Tri Motrat”, nga Anton Chekhov.
Diskutime rreth kësaj post