Josheni dhe bëjeni të çmendet pas jush me këshillat tona për striptiz që nuk e ka parë as në filma…
Performanca erotike e ideuar vetëm për sytë e tij nuk mund të jetë dështim. Nëse e bëni duke u kënaqur me çdo lëvizje, ai do të shkrihet duke ju vështruar dhe duke ju parë çka do që bëni. Megjithatë, ju zbulojmë shkathtësi të vogla me të cilat do të dukeni si perëndeshë e vërtetë seksi.
1. Zgjidheni kostumin
Është me rëndësi që të keni veshur mjaft rroba, në mënyrë që shfaqja të zgjasë më shumë. Të dashurit tuaj do t’i duket interesante t’ju shikojë se si nga paraqitja e çdoditshme të transformoheni në një seks perëndeshë, andaj nuk duhet patjetër të insistoni që të kini gardërobë të veçantë. Mund të vishni edhe diçka që është mësuar t’ju shohë. Natyrisht, nënkuptohet që nuk do të qëndroni shumë afër tij me pantallona të gjera trengjyrëshe me këmishë me kutia!
2. Ndieni muzikën
Striptizi mund të ekzekutohet edhe pa muzikë, por me tinguj sensual seksi të qirinjve do të jetë më interesant. Zgjidhni këngën e cila ka ritëm të mirë dhe krijoni atmosferë.
3. Krijoni kontaktin me sy
Shikojeni me joshje drejt në sy. Kjo është mënyra e shkëlqyeshme që të lidheni gjatë striptizit, ndërkaq shkëndijat nga sytë tuaj do ta eksitojnë më shumë.
4. Përdorni flokët
Meshkujt i adhurojnë flokët e femrës, prandaj shfrytëzoni ato si mjet joshjeje. Nëse keni flokë të gjatë, shprishni dhe lëshoni lirshëm të bien nëpër fytyrën dhe krahët tuaj. Nëse keni flokë të shkurtër, me lëvizje seksi kaloni gishtat nëpër to.
5. Vallëzoni
Lëvizni kërdhokullat pa ngurrim dhe lakohuni duke bërë lëvizje sensuale. Dridheni gjoksin dhe vithet. Uluni në mënyrë erotike dhe kaloni dorën nëpër këmbë, gjunjë dhe maje të kërdhokullave. Le të bëhet trupi juaj instrument i joshjes.
6. Zhvishuni ngadalë
Çdoherë kur zhvishni një pjesë rrobe, bëjeni to me lëvizje joshëse.
7. Argëtohuni
Striptizi duhet të jetë i këndshëm dhe argëtues për të dytë. Ndihuni mirë në lëkurën tuaj, tregoni vetëbesim dhe seksi. Sa më shumë që të liroheni nga inhibicioni dhe të relaksoheni, striptizi do të jetë më i mirë.
8. Pas shfaqjes hyrëse fantastike bëni dashuri të zjarrtë.
Diskutime rreth kësaj post