Italia dhe Greqia, dy shtetet me të cilat kemi një pjesë të mirë të tregtisë dhe investimeve pritet të kenë një ecuri më të mirë në 2016-n…
Italia i kthehet rritjes
PBB-ja e Italisë pritet të rritet në 1.4% në vitin 2016 dhe 2017. Tregu i punës po përmirësohet, duke nxitur drejt rritjes konsumin privat. Megjithatë, kredia bankare mbetet e kufizuar për shkak të shifrës së lartë dhe në rritje të kredive me probleme, duke penguar kështu rritjen e investimeve. Rritja apatike e tregut të eksportit po i pengon ato. Në një nivel të lartë edhe pse në rënie, plogështia ekonomike pritet të frenojë çmimet e konsumatorit dhe inflacionin e pagave.
Deficiti buxhetor i qeverisë do të vazhdojë të bjerë gradualisht, pasi rimëkëmbja ekonomike po rrit të ardhurat tatimore dhe pagesat e interesit si pasojë e rënies së borxhit publik. Zgjerimi i shkurtimeve në kontributet e sigurimeve shoqërore është primar në konsolidimin e rimëkëmbjes së tregut të punës. Masat e mëtejshme për të adresuar zotërimet e kredive me probleme të bankave do të forcojnë rimëkëmbjen.
Zhvendosja e përhershme e barrës tatimore nga puna tek konsumi dhe pasuritë e patundshme, si dhe rritja e taksave mjedisore do të forcojnë themelet e një rritje më të fortë, dinamike dhe gjithëpërfshirëse.
Në vitet e fundit, ekonomia e zhytur në depresion ka reduktuar emisionet e karbonit. Teksa forcohet rimëkëmbja, kufizimi në rritjen e emetimeve do të varet nga thjeshtimi i stimujve për efikasitet energjetik dhe përzgjedhja e atyre me kosto më të ulët.
Mekanizmat e bazuar në çmim të tilla si detyrimet e ndotjes, mund të përdoren më gjerësisht dhe tatimet e automjeteve duhet të ristrukturohen për të pasqyruar emetimet e CO2 dhe eksternalite të tjera mjedisore.
Greqia do fitojë vrull në gjysmën e dytë të 2016-s
Ekonomia greke ra sërish në recesion në gjysmën e dytë të vitit 2015, pas rritjes në fund të vitit 2014 dhe gjysmës së parë të vitit 2015. Rritja është projektuar për të fituar vrull në gjysmën e dytë të vitit 2016, teksa po forcohet besimi dhe reformat strukturore më në fund po japin frytet dhe po rrisin eksportet dhe investimet. Inflacioni mbetet i ulët për shkak të gjendjes problematike të ekonomisë. Papunësia do të bjerë, por vetëm gradualisht, gjë që thekson rëndësinë e përpjekjeve për reduktimin e varfërisë.
Ndërsa rritja është thelbësore në reduktimin e barrës së madhe të borxhit publik në një periudhë afatmesme, përmbushja e objektivave fiskale është kritike për të kontrolluar borxhin dhe për të siguruar financim të butë për rikapitalizimin e bankës dhe lehtësimin e mëtejshëm të borxhit. Forcimi i administratës tatimore, përfshirë edhe luftën kundër evazionit fiskal, është një komponent i domosdoshëm i kësaj përpjekjeje. Rikapitalizimi i sistemit bankar, duke reduktuar kreditë me probleme dhe duke eliminuar kontrollet e kapitalit, do të lehtësojë kufizimet financiare dhe do t’i hapë kështu rrugën rritjes.
Reformat në tregun e prodhimit do të përmirësojnë konkurrencën dhe do të krijojnë vende pune. Reformat në administratën publike do të zvogëlojnë barrën rregullatore dhe do të rrisin kapacitetin e programeve sociale për të mbrojtur personat më në nevojë.
Subvencionet për energjinë e rinovueshme shfaqin nevojën për rishikim. Këto subvencione janë shumë bujare, veçanërisht për instalimet fotovoltaike dhe kontribuojnë në deficitin e skemës së energjisë së ripërtëritshme. Për energjinë jo të rinovueshme duhen çmime më të larta në mënyrë që të inkurajohet reduktimi i emisioneve të CO2 në vend gjatë periudhës afatmesme. Megjithatë, rritjet duhet të jenë graduale për të zbutur efektet afatshkurtër mbi familjet, të cilat do të përballen me fatura më të shtrenjta energjetike.
A rrezikohet një krizë tjetër e borxhit grek
Borxhi i Greqisë shënonte rreth 250 miliardë euro që është gati 175% e shifrave të PBB-së së saj për vitin 2013 (Produkti i Brendshëm Bruto). Vlerësimet për 2016-n tregojnë se PBB-ja ka të ngjarë të bjerë më shumë. Kriza e borxhit ka filluar në vitin 2010. Ajo ka nxitur rritjen e borxhit të Greqisë dhe normën e papunësisë në nivele rekord gjatë viteve të fundit. FMN dhe BE-ja zgjeruan paketën e shpëtimit. Zgjerimi ka vënë kushte për reforma më të ashpra, fundin e evazionit fiskal dhe një kuadër të ri për të stimuluar aktivitetet e biznesit në Greqi. Pjesa më e madhe e paketës së ndihmës së Greqisë do të paguajë borxhin ndërkombëtar. Në këto kushte, qeveria pritet të investojë ‘vakët’ për reformat e reja ekonomike.
‘Grexit’ dhe Eurozona
Grexit mund të ndikojë kredibilitetin e BE-së (Bashkimi Europian). Sipas ekspertëve, dalja e Greqisë mund të krijojë rrezik në sistemin financiar botëror. Kriza e borxhit grek e futi BE-në në një situatë të vështirë. Ajo ka dy mundësi, ose ta lejojë Greqinë të largohet ose të pranojë borxhin tepër të lartë të saj. Për më tepër, vendet anëtare si Gjermania (GPZ), Franca (EWQ), Italia (EWI), Spanja dhe të tjerë duhet të financojnë paketën e ndihmës pavarësisht FMN-së. Institucionet financiare si Deutsche Bank (DB), Banco Santander (SAN) dhe Unicredit (UNCFF) janë ndikuar nga kriza e borxhit grek.
The Economist tregon se një nga shkaqet e krizës së borxhit të Greqisë është divergjenca mes politikës fiskale dhe monetare në BE. Kriza e emigrantëve po godet fuqishëm BE-në për shkak të afërsisë gjeografike me Sirinë.
Monitor
Diskutime rreth kësaj post