Një operacion antidrogë i Policisë së Elbasanit, i ndërmarrë gjatë ditës së shtunë, ka bërë që të përfundojnë në pranga 4 shtetas, si dhe të sekuestrohen 400 gramë kanabis sativa, një automjet, 4 telefona celularë dhe 10 mijë lekë.
Në pranga kanë përfunduar dy shtetas minorenë, të identifikaur me iniciale: A.B. dhe E.B., të dy 17-vjeçarë dhe banues në Elbasan, sikurse edhe shtetasit Romario Shqerra dhe Orest Kardhiqi, të dy 20-vjeçarë.
Aksioni policor i specialistëve kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan është ndërmarrë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa arrestimi i personave të mësipërm është bërë i mundur në lagjen “Sulë Papri” në afërsi të stacionit të trenit. Policia ka ushtruar kontroll në një automjet tip “Benz” me targa EL 9191 A, në pronësi të Romario Shqerrës, në të cilën u gjendën edhe materialet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprimet e mëtejshme, ndërsa të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Pena
Diskutime rreth kësaj post