Nga Pandeli Majko
SHENIM 1: Fotografia e Gjyqit Special ne mars te 1945-es te le pa fjale jo vetem per kendveshtrimin profesional te atij qe e ka bere. Aty sheh perplasjen e dy varianteve te te parit te historise se vendit e cila vazhdon te diskutohet ende.
Ne kete foto te pas-Luftes per arsye te dendesise se fakteve qe ajo permbledh kalon pa u vene re diferenca ne moshe e atyre qe gjykojne me ata qe gjykohen. Ndarjet e Luftes ne Shqiperi dalin qarte ne foto dhe identifikojne nje “perballje brezash” e cila nuk besoj te kete pasur nje te dyte ne Europen e kohes.
Partizanet e ishin clirimtaret e vendit. Ata ishin djem dhe vajza me nje moshe mesatare te re, ku midis tyre me te “vjetrit” nuk ishin as 40 vjec. Koha fliste per njerez te rinj te cilet deklaroheshin per nje politike te re. Shoqeria shqiptare ishte e lodhur nga elita e vjeter politike, e kalbur me kompromiset e saj, nje pjese e se ciles perfundoi deri ne kolaboracionizem me okupatorin e vendit.
SHENIM 2: Historia e Shqiperise ka njohur tre breza politikanesh. Ai i pas pavaresise se 1912 i cili u identifikua me Ahmet Zogun. Kjo periudhe shenoi ndarjen nga otomanizmi. Ky brez politikanesh bashke me shtetin ndertoi politiken si mbreterim.
Brezi i dyte u identifikua pas vitit 1944 me Enver Hoxhen dhe komunizmin. Ky brez praktikoi politiken si diktat te “perjetshem” dhe eliminoi cdo kundershtar te ketij morali.
Brezi i trete eshte ai i pas viteve 90-te te postkomunizmit. Ai ndertoi marredhenien me lirine politike dhe rindarjen e prones ne Shqiperi. Politika aktualisht po ndertohet e bazuar ne pushtetin ekonomik si garante e “perjetesise”.
Shpejgimi i mesiperm padyshim eshte i thjeshtezuar. Arsyeja ka te beje me identifikimin e faktit se cdo ndryshim brezash politike ne Shqiperi eshte bere me shperthime, dhune ose gjyqe.
Kjo “sage” politike filloi ndryshimin e pare me vrasjen e Esat Pashe Toptanit pas Luftes se Pare. Ai i dyti u shenjua me Gjyqin Special te komunisteve pas Luftes se Dyte dhe ai i treti vazhdoi si per “tradite” me gjyqet e “kafeve” te ish-anetareve te Byrose Politike…
Ne cdo periudhe, mekanizmi i ndryshimit ka funksionuar, padyshim, me pamje dhe arsyetime te ndryshme. “Perseritja” cinike eshte se akuzatoret beheshin ne fund te akuzuar ashtu si mosha e atyre qe akuzojne eshte me e re se e te akuzuarve. Ne fund, politikisht, historia e shqiptareve megjithese me e vjeter se koha, duket sikur fillon nga e “para” dhe humbja e “memorjes” behet shkak i krizes se rradhes.
SHENIM 3: Ne Kosove, aktualisht sapo eshte duke u themeluar nje “Gjykate Speciale” me seli ne Hage. Ne Shqiperi sistemi i drejtesise pret ndryshime thelbesore per te luftuar korrupsionin. Mekanizmi, pavaresisht qellimit te ndryshem, duket se do te prodhoje te njejtin rezultat.
Deshira per te qene te perjetshem eshte dobesi njerezore. Shqiptaret jane drejtuar nga kjo dobesi me politikane te cilet e kane nxitur kulturen e mosndryshimit. “Lideret” kane qene te “sukseshem” brenda vendit por te dobet ne marrdheniet nderkombetare duke u kthyer ne kosto per statusin e kombit.
SHENIM 4: Te kuptuarit e kohes qe jeton eshte sfida e cdo elite politike. Ne tre breza politikanesh shqiptare ndryshimi ka ndodhur kryesisht nen presionin e rastesise per te vazhduar kete kulture politike e cila ekziston edhe sot. Politika shqiptare duket ende si e nje “salle gjykate” ku palet vec ndryshojne vendet.
Ne Tirane dhe Prishtine partite politike po personalizohen dhe funksionojne kryesisht si “autokombajna” votash. Kjo situate po rrezikon kalbjen e autortetit te politikes duke i hequr shoqerise besimin ne mekanizmin e ndryshimit brenda sisitemit.
Kjo po vendos ne diskutim brezin e “katert” i politikaneve shqiptare. Ai ka trokitur dhe po troket ne menyren e tij si ne Tirane dhe ne Prishtine. Jane ende “anonime” por te natyrshem. Shpresoj te prodhohen nga partite politike dhe te mos jene serish prodhim i kultures se “gjyqeve” dhe rastesise.
Në mars 1945 në Shqipëri erdhi një trupë teatrore jugosllave per te shfaqur një dramë të titulluar “Pushtimi”. Ajo dha shfaqje ne disa rrethe, por jo në kryeqytet. Kinema “Kosova”, e vetmja në Tiranë që kishte skenë të përshtatshme për teatër, ishte e zënë. Aty zhvillohej Gjyqi Special. Luanin aktin e rradhes politikanet e kohes ndaj njeri-tjetrit. Nuk ishte i pari dhe as do te mbeste i fundit. Sigurisht.
Diskutime rreth kësaj post