Kryeministria ka reaguar sot lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike mbi shkrimin e revistës britanike “The Economist” për Shqipërinë.
“Ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon te nxisë investimet e huaja”, shprehet Kryeministria me anë të një deklarate për shtyp.
“Revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Në numrin special të kësaj reviste që do të shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.
“Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në “The Economist” si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një kontrate prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë”, vijon deklarata.
“”The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj”, thekson Kryeministria.
“Fatmirësisht, kjo qeveri, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk shpenzon miliona dollarë para publike as për të transmetuar reklama qeveritare, as për të paguar lobiste që kërkesë të vetme nga qeveria kishin përhapjen anembanë botës së baltës së shpifjeve të ish-kryeministrit ndaj opozitës së vendit”, shton Kryeministria në deklaratën e saj.
“Partia Demokratike vazhdon të sillet si qeveria e vjetër, me gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive që nxjerr në pah çdo dite mungesën e lidershipit, të programit e të ideve për Shqipërinë. Koha kërkon që Partia Demokratike të zhvishet nga lëkura e qeverise se vjetër e të behet opozita e re që i mungon Shqipërisë prej dy vjetësh e gjysëm”, shprehet Kryeministria në deklaratën e saj.
“Sot shqiptareve u nevojitet një opozite qe debaton ashpër dhe kritikon fort me argumente e me fakte, jo një qeveri e vjetër në vend te opozitës që prodhon përditë gjuhë urrejtjeje dhe shpifje pafund; një opozite që jep alternativa, jo një grup politik të rënë nga pushteti që vetëm shan e baltos çdo njeri e punë në këtë vend”, nënvizon Kryeministria.
Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar.
Diskutime rreth kësaj post