Kompania Cat prezantoi një version të ri të telefonit inteligjent S50, i cili ka dalë në treg që nga viti 2014. Telefoni i ri Cat S50c është shumë i fortë, ashtu si pajisjet e tjera të kompanisë. Ai ka marrë dy certifikime: IP67, që do të thotë se është i papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri, dhe MIL-SPEC 810G që siguron një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik. Telefoni mund të hidhet në një thellësi uji prej 1.2 metrash pa u shqetësuar se do të dëmtohet.
Cat S50c ka ekran me prekje 4.7 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë parësor 8 megapikselë, kamerë dytësore 2 megapikselë, procesorin Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.2 GHz, bateri me kapacitet 2,630 mAh dhe rrjetin 4G LTE me shpejtësi shkarkimi deri në 150 Mbps. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop. Përmasat e tij janë 142.2 x 76.2 x 12.47 mm dhe peshon 200 gramë.
Cat S50c mund të blihet nga uebsajti i kompanisë për 400 dollarë.
Diskutime rreth kësaj post