Policia Kufitare iu vjen në ndihmë dhe shpëton 2 peshkatarë që rrezikonin të mbyteshin në det si pasojë e motit të keq.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se, mbasditen e djeshme është marrë njoftim nga Salla Operative e DRKM Durrës se në zonën e “Porto Romanos” 2 persona ishin në rrezik mbytje në det me një mjet lundrues pa motorr tip “Pedalon”.
Menjëherë me marrjen e këtij informacioni janë organizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Durrës me mjet lundrues nga deti dhe shërbimi patrullë nga toka.
Është bërë lokalizimi i zonës ku ndodheshin personat në zonën e Porto Romanos dhe iu dha ndihmë 2 personave.
Pasi janë nxjerrë nga deti, peshkatarët menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre.
Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë shoqëruar në banesë.
Diskutime rreth kësaj post