Ora News dhe Channel One kanë mundur të sigurojnë pamjet e grabitjes të një supermarketi në superstradën Lezhë-Laç mbrëmjen e së premtes. Në pamjet e siguruara nga Channel One dhe Ora News duken qartë sesi 5 persona, të maskuar dhe të veshur me uniformën e FNSH kanë hyrë në supermarket.
5 “policët” grabitës kanë hyrë fillimisht në parkingun e supermarketit me drita të fikura, më pas kanë zbritur dhe i janë drejtuar supermarketit.
Ora shënon 18:50, të datës 15 janar, kur një prej grabitësve afrohet pranë marketit i cili ka shoqëruar një prej punonjësve të marketit, pas tij afrohen edhe 4 të tjerë.
Fillimisht, punonjësit e marketit i janë bindur, pasi kanë menduar se ka qenë një kontroll policor.
Në një hark kohor prej më pak se 1 minutë grabitësit janë gjendur në ambientet e brendshme të supermarketit, ku kanë kërcënuar punonjësit me armë, të cilët i kanë shtrirë përtokë.
Dy prej tyre, të armatosur rrinin në hyrje të marketit, ndërsa tre të tjerë u futën më në brendësi.
Brenda 3 minutave, grabitësit kanë kontrolluar gjithë supermarketin duke marrë xhiron ditore dhe 5 koli me cigare.
Në lidhje me ngjarjen policia e Lezhës shoqëroi 15 persona për t’i marrë në pyetje.
Diskutime rreth kësaj post