Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund gjobës që iu vendos Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së opozitës.
“Do të përdor çdo mjet dhe unë nuk do e mbyll këtë mandat pa e marrë atë gjobë”- deklaroi Veliaj në emisionin “Kapital” në Vizion Plus.
Për kryebashkiakun e Tiranës, indeksimi i çmimit te biletës ishte një vendim i pashmangshëm, sepse nëse do te kishte ndodhur ndryshe, kryeqyteti do të paralizohej. Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet e demokrateve për aferë korruptive me rritjen e çmimit dhe deklaroi se kontratat me kompanitë që ofrojnë shërbimin ishin firmosur nga paraardhësi i tij.
“Kontratat i ka bërë ish-kryetari i Bashkisë kur edhe indeksimin e çmimit duhej ta bënte ai. Një kryetar bashkie kishte katër vjet kohë për ta bërë dhe nuk e bëri. Unë jam këtu për të marrë vendim dhe më mirë të shahem nga disa karagjozë populistë disa ditë se nuk e kam problem fare këtë, se sa të lë njerëz që realisht e përdorin autobusin dhe t’i lë të torturohen me muaj të tërë, duke përdorur taksinë apo të lëvizin në këmbë”– deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj akuzave të opozitës, lidhur me përmbytjet e fundit në Tiranë dhe kërkoi të mos bëhet politikë me kapriçot e motit.
Diskutime rreth kësaj post