Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë këto komente në lidhje me kreun e opozitës Lulzim Basha:
Komenti i plotë:
Të gjithë duan reformën në drejtesi, Lulzim Basha do pushtetin pa reformën!
Ka njerëz të zakonshëm që pas një gabimi, mundohen, përpiqen, vendosin të reflektojnë e korrigjojnë.
Lulzim Basha jo! Ai nuk është i zakonshëm. Në qershor të vitit që shkoi, thuajse çdo ditë të atij muaji, Lulzim Basha i ftoi shqiptaret në një referendum për qeverisjen. Për të, zgjedhjet lokale ishin referendum dhe, prej këtij referendumi do shkohej në zgjedhje të përgjithshme politike.
Unë besoj se një kërkim i thjeshtë ua rendit të gjitha deklaratat e tij me këtë temë.
Lulzim Basha i humbi ato zgjedhje me thuajse 1 milionë vota sërish. Referendumi i kërkuar prej tij u krye dhe zgjedhje politike as që pati më pas.
Kur kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe jemi tek i shtati, Lulzim Basha kërkon sërish zgjedhje e thotë se:
referendumi për reformën në drejtësi, janë zgjedhjet e parakohshme, politike këtë herë! Të gjithë që e njohin Lulzim Bashën të thone se: Është një njeri i leshtë e kaq. Por jo!
Lulzim Basha nisi të flasë për zgjedhje të parakohshme, tamam kur u vendosen afate fundore për reformën në drejtësi.
Afatet që u shpallën nuk përputhen kërkund me “ardhjen” e tij në pushtet, nuk ia lënë vendimmarrjen për reformën një pushteti me Berishën dhe Lulzim Bashën në krye.
Sali Berisha e Lulzim Basha janë dy keqbërës që themeluan kulturën e pandëshkueshmërisë, për këtë shkak të padrejtesisë, nisur nga halli i tyre personal, i njohur gjerësisht në këtë vend:
Kanë akuza-njeri edhe legale, të pa gjykuara!!
Nisur nga ky hall, ndërtuan një sistem ku kapën çdo institucion akuze e të drejte në këtë vend, emëruan gjykatesit me një shumicë të thjeshtë, që kishte për dysheme votat njëpartiake duke nisur nga numri 36, ndërruan dy prokurorë të përgjithshëm dhe rifituan qetësinë.
Nën një reformë që e rrëzon sistemin e tyre njëpartiak, reformon drejtësinë duke e çliruar nga kapja politike dhe e korrupsionit, si dhe në kushtet kur fuqia e tyre ekzekutive nuk egziston më, janë në opozitë, kanë gjetur si zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme!
Për ta, zgjedhjet e parakohshme ndalin reformën!
Ndaj Lulzim Basha refuzon çdo instrument që bën të mundur reformën. Referendumi popullor për reformën në drejtësi, dje.
Lulzim Basha e di se reforma në drejtësi ka mbështetje të gjerë popullore. Një referendum për të do ishte fitues, tejkalonte çdo pengesë të ngritur deri tani për reformen.
Ndaj Lulzim Basha flet për pushtet, jo për reformen në drejtësi.
Në anën tjetër, unë nuk e kuptoj se si nuk vë mend ky njeri. Zgjedhje kërkoi 6 muaj më parë, referendum i kërkoi popullit të ktheheshin këto zgjedhje 6 muaj më parë, si referdum u mbajt dhe ai humbi!!
Tani kërkon sërish! Ky vend nuk mund të përmbushë çdo tekë të këtij fëmije që është mësuar t’i dhurojnë çdo gjë, në fillim të ardhmen, pastaj ministrinë, pastaj pasurinë pastaj bashkinë, pastaj partinë, pastaj pushtetin prapë.
Jo! ky vend ka prioritete përtej halleve personale të Lulzim Bashës.
Tani ka reformën në drejtësi. Reforma është shumë më e madhe se Lulzim Basha apo Sali Berisha. Pa të bëhet, pa popullin jo! Ndaj populli e mbështet reformën dhe Berisha e Basha jo!
Diskutime rreth kësaj post