Francë
Fshati hënor një pasues ideal i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor
Kreu i ri i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) Jan Worner mbrojti sot idenë e tij për një “fshat hënor” duke vlerësuar se do të jetë pasuesi idel i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në aspektin e eksplorimit të hapësirës.
Që prej marrjes së funksionit në korrik, Worner e ka përmendur disa herë këtë ide të “Moon village” multinacional, kryesisht para Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës (IAC) në Jerusalem dhe në SHBA.
“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shtëpi të vogla dhe të kesh një bashki, një kishe etj.”, shpjegon Worner gjatë një konference për shtyp.
“Në idenë time, një fshat është një vend ku persona të ndryshëm vijnë me ide të ndryshme dhe krijojnë diçka që nuk është vetëm individuale”, vazhdoi ish-kryetari i Agjncisë Hapësinore Gjermane, DLR.
“Fshati hënor ndërkombëtar do të ketë përdorime të shumfishta dhe përdorues të shumfishtë. Një vend mund të jetë i interesuar për shkencën, mund të ketë një kompani private të interesuar për eksplorimin e minierave, disa do të duan të përdorin hënën si një trampolinë për të eksploruar edhe më largë. Madje aty mund të ndërtohet edhe një radioteleskop i madhë”, tha ai.
“Personat e ndryshëm do të sjellin kopetencat e tyre, në një shpirt bashkëpunimi. Por vendos vetëm një kufizim, të mos sillen armë!”, u shpreh me humor, Worner.
“E shoh fshatin hënor si pasuesin ideal të ISS-së për eksplorimin”, deklaroi Worner.
“Ndryshe nga ISS-ja, një fshat hënor nuk ka nevojë për vendime formale mes vendeve të ndryshme. Është më shumë një vizion i përbashkët i kombeve të ndryshme për të vajtur së bashku në Hënë”, theksoi
Diskutime rreth kësaj post