Padia e një 20 vjeçare se një i burgosur e kërcënon të takohet dhe krijoj lidhje intime me të ka alarmuar policinë e kryeqytetit. Hetimet e policisë kanë nxjerr në pah se i burgosuri i identifikuar me inicialet E.S prej disa muajsh jo vetëm përndiqte të renë por i kishte krijuar mundësi vetes të përdorte Facebook dhe telefon celular në burg.
Aktualisht kanë nisur hetimet për këtë rast dhe nga prokuroria për veprën penale të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe përndjekjes, ndërsa i riu i cili vuan një tjetër dënim mësohet se ka thënë se me vajzën kishin një lidhje intime.
Si provë materiale tashmë janë sekuestruar mesazhet në Facebook dhe telefoni celular i vajzës së kërcënuar, ndërsa burime për Report Tv nga policia thanë se një shqetësim për praninë e telefonave që mbajnë të burgosurit i është përcjell dhe Drejtorisë së Burgjeve.
Diskutime rreth kësaj post