Rrjeti më i klikuar në botë “Facebook”, më 4 shkurt mbush plot 12 vjeç dhe ‘babai’ i tij, MarkZuckerberg, po përgatitet për tafestuar. Në një postim nërrjetin social biznesmeni i ri lançon #friendsday.
Mesa duket kjo do të jetë dita e miqësisë, dhe fton një miliardë e gjysmë përdorues të tij që të festojnë “miqësitë që kanë bërë ndryshimin” në jetët e tyre.
Mbreti i FB-së kërkon që të rrëfehen histori miqësie nëkomentet e postimit. Kjo ka filluar të bëhet, madje dhe komentet kanë kaluar kuotën e 19 mijë. Shumë prej tyre rrëfejnë për të afërm dhe shok shkolle të gjetur falë Facebook, pse jod he dashuri të lindura në rrjetin social.
“Kur shkrova kodin e parë të Facebook, në janar të 2004, shpresoja të ndihmoja studentët e kolegjit tim që të lidheshin me njëri-tjetrin. Sot mbi 1.5 miliardë persona në botë përdorin Facebook për të qëndruar në kontakt me miqtë dhe të afërmit”, shkruan Mark.
Diskutime rreth kësaj post