Maskat janë rikthyer sërish në rrugët e Lezhës. Këtë here pre ka rënë një biznes në rrugën nacionale Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit. Të dhënat e para flasin për 5 persona, të cilët sipas dëshmimeve dyshohet të kenë qenë të maskuar dhe të veshur me uniforma të FNSH-së.
Grabitësit kanë arritur të marrin xhiron ditore të karburantit, si dhe disa steka me cigare të supërmarketit që është ngjitur. Forca të shumta të policisë shkuan pranë pikës së grabitur dhe ngritën patrulla për të bërë arrestimin e autoreve, por këta të fundit duket se kanë qënë të mirëpërgatitur.
Në kohën që ka pasur pak lëvizje dhe reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, grabitësit kanë kryer edhe vjedhjen dhe më pas të ndihmuar nga errësira, kanë mundur të largohen. Ende nuk dihet sasia e parave te grabitura.
Diskutime rreth kësaj post