Gazetari i ABC News, Eni Shehu, është bërë personazh i një incidenti në teatër, ndërsa shfaqej prova gjenerale e shfaqjes “Tri motrat”.
ABC thotë se ai është goditur nga drejtori i teatrit, Hervin Çuli, por nuk shpjegon arsyet përse ka ndodhur kjo gjë.
Televizioni ka kërkuar nga Rama, që ta heqë nga puna.
Por nga ana tjetër Hervin Çuli thotë se është detyruar ta nxjerrë me forcë gazetarin nga teatri, për shkak se ngacmonte aktorët gjatë shfaqjes.
Sipas Çulit, ai ka shfaqur një gjendje të çuditshme, të ngjashme me atë të një të droguari.
“Gjatë dy akteve të para të shfaqjes, i ulur në rreshtat pranë skenës, gazetari disa herë bënte batuta dhe ngacmime ndaj aktorëve. Nga llozha u përpoqa disa herë t’i beja me shenjë të pushonte, por për mbi 70 minuta vazhdoi me ngacmimet e tij ndaj aktorëve”, shprehet Çuli për Panorama.
Drejtori i Teatrit Kombëtar më tej shton se pas kësaj, ai dhe asistenti i tij janë detyruar ta nxjerrin forcërisht nga salla e teatrit pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë me vullnet të lirë.
“Nuk pranoi të heshte dhe dukej që ishte në gjendje të droguar. Në pushim të dy akteve të para bashkë me asistentin, Tim Bitraku i kërkuam të largohej nga salla. Nuk pranonte. Për këtë arsye u detyruam ta nxirrnim me forcë nga salla. Kjo ishte provë gjenerale dhe ai u bë shumë i bezdisshëm për aktorët”,tha Çuli.
Ai shton se “jam i bindur që ishte i droguar. Paraqiste të gjitha shenjat tipike të një personi të tillë”.
Diskutime rreth kësaj post