Roja bregdetare amerikane kërkonte sot dy helikopterë ushtarakë që transportonin 12 marinsa gjithsej pranë brigjeve të ishullit Oahu, në arqipelagun e Havait, pasi u njoftuan për një aksident nga ushtria.
“Roja bregdetare filloi menjëherë kërkimet sapo u informua se dy helikopterë ushtarakë u përplasën pranë brigjeve veriore të Oahut në Paqësor”, njoftoi zëdhënësi i rojes bregdetare.
“Ne kemi gjetur një zonë me mbetje disa kilometra larg bregut dhe po përcaktojmë perimetrin. Nuk kemi gjetur ende asnjë nga anëtarët e ekuipazhit” shtoi ai.
Sipas marinës, dy helikopterë që kërkohen janë modele transportues të tipit CH-53.
Të vendosur në Havai, ata mbështesin misionet sulmuese të marinës duke transportuar trupa ushtarake, pajisje të rënda, si natën dhe ditën në të gjitha kushtet meteorologjike.
Diskutime rreth kësaj post