Apple ka lëshuar sot versionin publik beta të sistemit operativ iOS 9.3. Ky version i ri i është kushtuar edukimit të nxënësve, prandaj dhe pjesa më e madhe e veçorive janë krijuar për iPad-in, një pajisje që përdoret shumë nga shkollat.
Një ndër veçoritë kryesore të iOS 9.3 është mbështetja e disa përdoruesve, që iu jep mundësi atyre të përdorin të njëjtin harduer. Stafi i shkollës do të ketë mundësi të vendosë profile për secilin fëmijë në klasë, dhe këto profile do të mund të aksesohen nga çdo iPad i klasës. Të gjitha aplikacionet, librat dhe dokumentet do të mund të shkarkohen në një iPad dhe të aksesohen nga të gjithë. Kompania ka shtuar gjithashtu teknologjinë 3D Touch tek App Store dhe iTunes Store.
Diskutime rreth kësaj post