Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Talulant Balla reagoi ndaj akuzave të bëra nga kreu i opozitës, Lulzim Basha për reformën në drejtësi.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, Balla shprehet se “në emër të qeverisë së vjetër, Lulzim Basha nxorri sot një fletërrufe të radhës kundër kryeministrit, që për nga gjuha e urrejtjes dhe kokëtrashësia e arsyetimit do të kishte habitur edhe Saliun”.
Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta lexojnë atë që ai e cilëson si “fletërrufe”. “Për të parë sesi qeveria e vjetër jo vetëm s’po bëhet dot opozitë, por po degradon edhe më keq se ç’ishte kur e nxorrët nga zyrat me 1 milionë shuplaka”, u drejtohet Balla qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post