Ndryshimet parashikojnë masa drastike ndëshkuese që shkojnë deri në 10 vjet burg për kontrabandë, deri në një vit për moslëshim kuponi dhe deri në tre vjet nëse subjekti ushtron aktivitet pa kasë fiskale.
Sipas burimeve nga kjo dhomë tashmë është bërë gati i gjithë dokumentacioni që do t’i dorëzohet organit më të lartë të drejtësisë në Shqipëri, ndërsa do të dilet me një qëndrim zyrtar në mesin e javës së ardhshme.
Por, kjo nuk do të jetë çështja e vetme që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të paraqesë përballë nëntë gjyqtarëve të Kushtetueses. Sipas të njëjtit burim do të kërkohet interpretim edhe për mbivendosjen e disa ligjeve, si dhe për taksimin në fushën e ndërtimit, siç është taksa mbi Infrastrukturënm e cila ka hyrë në fuqi dhe që parashikon rritjen nga 3% në 8% për ndërtimet në Tiranë. Një taksim që rëndon mbi ndërtuesit dhe që pritet ta vërë tregun në vështirësi.
Ankimimi që do të bëjë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Gjykatën Kushtetuese vjen pas asaj të bërë pak kohë më parë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve për ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” dhe që rezultoi i drejtë pasi togat e zeza u shprehën në favor të biznesit. Kjo gjë solli edhe pezullimin e zbatimit të ndryshimeve.
Monitor
Diskutime rreth kësaj post