Në një “konferencë për shtyp”, deputeti i Syrizas Stelios Kouloglou jep zgjidhjen e problemit të terrorizmit.
Deputeti grek i të majtës ekstreme propozon të “ndalet lufta në Siri dhe në Irak, dhe të komunikojmë me muslimanët e moderuar, të integrohet rinia, gjëra që qeveritë nuk po bëjnë. Bëjnë luftë, por ajo luftë prodhon më shumë terroristë dhe më shumë refugjatë”.
Aktiviteti i deputetit grek kishte për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj qasjes anti-terroriste në Europë. “Mund të ndërmarrim masa të sigurisë, por nuk mund të funksionojmë në gjendje alarmi për një periudhë të gjatë”, thotë ai.
Ndonjëherë, është e nevojshme por duhen rezultate afatgjate për krizën e refugjatëve ose terrorizmin”, vazhdon ai.
Skena satirike në këtë “konferencë për shtyp” falco është luajtur nga grupi “The Yes Men”, të njohur për kritikat ndaj bizneseve të mëdha të naftës.
Kjo është “ENDURASFERA” në të cilën ishte futur drejtori fiktiv i “Global Security Reponse”. Shihen mbi to poashtu edhe emrat e multinacionaleve dhe korporatave të naftës : Si Shell, Bank of America, ExxonMobile, etj.
Diskutime rreth kësaj post