Merr fund epidemia Ebola në Afrikën Perëndimore
OBSH-ja njoftoi zyrtarisht sot përfundimin e përhapjes së virusit të Ebolës në Afrikën Perëndimore.
“Sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron fundin e epidemisë së Ebolas në Liberi dhe konfirmon se të gjitha shpërthimet e njohura të transmetimit të virusit në Afrikën Perëndimore janë stopuar gjithashtu”, bëri të ditur institucioni.
”Megjithatë, puna nuk ka përfunduar ende dhe vatra të tjera priten”, paralajmëroi OBSH-ja duke kujtuar se Liberia kishte njohur dy ripërtëritje të virusit, pas deklaratës së largimit të rrezikut të virusit.
“Ne duhet të jemi të mobilizuar”, u shpreh Peter Graaff, drejtor në OBSH.
Diskutime rreth kësaj post