Reforma në Drejtësi është një nga çështjet më të nxehta të debatit politik të momentin.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të këtij debate, shton një problem në diskutimet e kryera deri më tani, teksa thekson se reforma në drejtësi duhet të realizohet sa më shpejtë.
Sipas Ministrit Tahiri, reforma në drejtësi duhet të kryhet në një kohë sa më të shpejtë. “Problemet në drejtësi janë evidente dhe reforma duhet të kryhet sa më shpejtë. Policia po përpiqet të kryeje detyrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dëshmuar se tolerancë 0 ndaj krimit nuk është vetëm një fjalë, por fakt. Por, nga krahu tjetër këto të arrestuar, jo të gjithë, por shumë prej tyre lirohen nga gjykata, duke rënduar punën e efektivëve të policisë”, tha Ministri Tahiri, sot nga Vlora, ku ishte për një takim pune.
Gjatë prononcimit të tij për mediat, Ministri Tahiri tha se armëmbajtja pa leje duhet të jetë një vepër penale dhe nuk duhet të zbutet dënimi për të. “Nëse kjo vepër penale zbutet është e rrezikshme. Për këtë gjë kemi biseduar edhe me ministrin Manjani. Policia, gjykatat dhe Prokuroria të kenë të njëjtin ritëm. Ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Tahiri, duke kërkuar që puna e policisë të mos gjykohet nga raste të veçanta”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme.
Në fjalën e tij, Tahiri ekspozoi sërish shifra të cilat vinin në dukje edhe njëherë faktin se viti që lamë pas, shënoi rekorde historike kundër kriminalitetit. “Viti 2015, ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve. Reforma në drejtësi të kryhet sa më shpejt. Suksesin e 2015-ës do ta vijojmë edhe këtë vit”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post