Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së LSI-së shprehu bindjen se konsensusi politik në parlament për paketën e ndryshimeve kushtetuese është i domosdoshëm jo thjesht si çështje numrash, por si bashkim vullneti politik i forcave parlamentare.
“Është koha e çeljes së dialogut politik në parlament me qëllim arritjen një dokumenti përfundimtar të gjithëpranuar, të çertifikuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe sidomos nga Komisioni i Venecias”, u shpreh Meta.
Procesi të mos jetë përjashtues, por shterues dhe gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh rekomandimet e Venecias, theksoi Meta.
Politika e faktit të kryer, shtoi ai, ngushton mundësitë për dialog.
Diskutime rreth kësaj post