Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një interviste televizive :”Përmbytjet, pasojë e asaj që njeriu i ka bërë për vite natyrës”
Duke folur për vizitën në SHBA gjatë ditëve të përmbytjeve, Rama u shpreh se, “U nisa për një detyrim familjar për një fjalë të dhënë një miku tonë familjar të vjëtër.E kam telefonuar në spital. I kam thënë së çdo gjë do të shkojë mirë dhe se vitin e ri do ta festonim së bashku. Nuk mund të shkoja për vitin e ri dhe ndaj mora 3 ditë shumë të çmuara si dhe një rrugë shumë të gjatë ndërkohë që kjo koinçidoi me reshje shumë të rrëmbyëra. Kam qëndruar në SHBA vëtëm 2 ditë dhe reshjet filluan ditën ë dytë. Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të merret më gjëra të tilla. Askush nuk e konsideron më tabu të dalësh jashtë vendit. As unë dhe familja ime nuk duhet të privohemi nga kjo. Nuk jetojmë në ëpokën e gurit dhe drurit. Jemi në një kohë kur komunikimi është i lehtë. E ngritëm grupin për emergjencat në kohë reale. U përmbytën vëtëm 5 mijë hektarë për shkak të punës së bërë me kanalizimet. Fakti që je apo nuk je fizikisht këtu nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Edhe në zyrë edhe në aty ku isha punën e kam bërë njëlloj”.
“Kam qenë në kontakt të përhershëm me gjithë ata që kanë punuar me shtabet e emergjencave. Këmi pastruar 860 kilometra kanale që nuk ishin prekur kurrë, dhe u prek një zonë ku nuk kemi vënë ende dorë”, theksoi Rama.
Për vizitën e krytarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj në Sri Lanka, Rama tha së, “Edhe ky është spëkulim pasi ai është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Por jetojmë në një kohë kur qëndrimi fizikisht diku nuk do të thotë që nuk mund të organizosh punën”.
Shkaku i përmbytjeve, kreu i qeverisë tha se, “vjen prej asaj që për vite me radhë i ka bërë njeriu natyrës duke prerë pemë, dukë bllokuar kanalët”.
“Në rast së qeveritë e mëparshme do t’i kishin bërë këto nuk do të na takonte ne të dëmshpërblenim ato që u përmbytën në Shkodër. Kemi vendosur në ndihmë të rindërtimit të infrastrukturës në ato zona ku ndodhin përmbytjet. Kemi rehabilituar argjinatura ku nuk ishte vënë dorë. Kemi rregulluar disa diga”, tha Kryeministri.
“Këmi vendosur masën 40 milionë dollarë për të investuar për kullimin dhë përmbytjet. Dhe do të rinovojmë flotën e mjeteve që shërbejnë për pastrim. Do të kemi flota të reja për pushtetin lokal”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama ka folur edhe për akuzat që i janë bërë për shpenzimët gjatë vizitës së tij në SHBA. “Ishte një vizitë private. Shpenzimet i pagoi ajo që bën bilancet në shtëpinë time. Gruaja ime”. Përsa i përket biletës së ndeshjes së NBA, kreu i qeverisë tha së për të nuk ka paguar asnjë lek pasi ia kanë bërë dhuratë. “ë vërtëta është që në radhën e parë, të dytë dhe të tretë nuk shiten bilëta pasi janë të rezervuara nga korporata dhë kompani. Dikush që kishte një rezervim të tillë më ofroi të shoh një ndeshje basketbolli në sallë. Për herë të parë mu dha mundësia të shoh një ndeshje basketbolli. Siç mund të kenë parë qindra ndeshje futbolli ata që më kanë akuzuar këto ditë”, tha Rama.
Reforma në Drejtësi, Rama: Procesi që këmi organizuar është shembullor
Duke folur për reformën në drëjtësi, dhe mungesën e konsensusit me opozitën, Rama theksoi se, “Kam qenë dhe jam dhe do të mbetem i bindur se procesi që kemi organizuar është shembullor. Këtë se them vëtëm unë, por partnerët tanë dhe për këtë kemi marrë vlerësime, dhe unë po ashtu. Dhe nga homologët e mi, ku është folur për reformën në drejtësi, jemi vlerësuar. Është një proces shembullor, me një grup ekspertësh të nivelit të lartë dhe më vjen keq dhe ndihem keq para tyre, pasi gojët e shthurura që bëjnë punën e tyre të përditshme i kanë anatemuar, pasi në njohjen time ata janë persona që nuk e kanë kapërcyër një ditë të vetme derën e PS dhe portën e politikës. Janë ekspert shqiptarë që janë përzgjedhur si më të mirët, ka qenë e hapur tryeza e ekspertëve. Ata kanë ardhur si kofini pas të vjelit. Është bërë një analizë e sistemit, që është shembullor dhe ne me atë analizë kemi prodhuar në Bruksel e Uashington seriozitetin për të bërë këtë reformë. Ky është një gur themeli. Është çuar drafti në Venecia për të marrë mëndimet. Reformën në drejtësi e kanë pretenduar të tjerët, por se kanë bërë. Ajo është historike. Çfarë kam thënë: Është Venecia që ne duhet të biem dakord për të gjëtur konsensusin”.
“Sa i takon kërkesës së opozitës për votimin me 2/3, Kryeministri shtoi se, “Na kërkohet konsensusi, dhe na vihet kushti me 2/3. Ça është kjo shumicë, që na u dashka edhe për zgjedhjen e kreut të dhomës së noterëve. Unë nuk e kam lexuar as nenin 55, e as gazetën 55. Me vetëdije të plotë kam thënë se politikanët e kanë bërë çorap sa herë i kanë hyrë kësaj pune, dhe ndaj duhet që kjo t’i besohet ekspertëve tanë dhe atyre ndërkombëtarë. Le t’i lëmë ata të na propozojnë një produkt. E shoh këtë diskutimin, jo i ra maska jo po kush. Nuk e kuptoj kujt i ra maska, kush ka maska. Shqiptarët e dinë këtë. Madje edhe kjo shumicë 3/5 sesi më dukët. Ne po bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, pasi ne edhe Presidentin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë. Kur kemi qenë në opozitë, i propozuam qeverisë votimin me 3/5, unë edhe atëherë e kam kundërshtuar argumentin. Edhe pse mendoj se nuk është gjëja më e zgjuar që mund të bëjmë për të ardhmen, prapë 3/5 është mirë”.
Lidhur me nenin 55, Rama u shpreh se, “Jemi PS, LSI dhe PDIU që i është bashkuar koalicionit së fundmi. Në leximin e ekspertëve kjo lexohet se duhen 3/5, dhe në leximin e PD duhen 2/3. Le t’ia dërgojnë Komisionit të Venecias. Ne nuk e pranojmë këtë. Nëqoftëse ekspertët gabojnë, kjo është një pyëtje retorike. Përgjegjësia politike shprehet me vullnetin politik. Dhe vullnetin politik çdo forcë e shpreh siç e ndjen. Unë ndihem shumë i çliruar që mbështes me vullnet të plotë politik këta ekspertë. Sigurisht që kjo çështje do të diskutohet. Ekspertët e këtij vendi që kanë 1 vit që merren me këtë punë, plus ndërkombëtarë, ne mendojmë të mbështesim këtë produkt. PD do një produkt tjetër, s’ka problëm.
Duke folur për qëndrimet e kreut të LSI-së Meta për reformën në drëjtësi, Rama tha se, nuk ka qëndrime të kundërta. “Ju shikoni të kundërta aty ku s’janë. Pa le pastaj kur bëhet fjalë për një reformë si kjo. Është normale që të ketë debat, diskutime. Për sa i përket pozicionit tim ka qenë koherent nga A tek Zh edhe une edhe Ilir Meta. Kemi mbajtur qëndrim të qartë, ky është një proces që kërkon ekspertë. Unë jam shprehur për konsensus. Konsensusi nuk është që më jep çelësat e shtëpisë që ta vendos unë kur hyn e kur del. Konsensusi është tek Venecia. Unë e kam thënë që ditën e parë, që unë të ulem me Saliun, me Lulin etj. etj. e të gjejmë mirëkuptim… Kemi rënë dakord që Venecia është pikë referimi t’ia çojmë Vënëcias.
Rama mohoi që ka një draft të ministrisë së Drejtësisë për reformën, “Nuk është draft i Ministrisë së Drejtësisë, është i ekspertëve. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në procës dhe kanë nxjerrë opinionet e tyre dhe i kanë dhënë me shkrim. Mbi opinionet e tyre është punuar.
Diskutime rreth kësaj post