Ministri polak i Drejtësisë dënoi sot “presionet” rreth faktit të “një shteti sovran”, duke iu përgjigjur kritikave evropiane për një ligj të ri polak mbi Gjykatën Kushtetuese, në një letër të hapur drejtuar zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Frans Timmermans.
Në përgjigje të një email-i që ministri polak i kishte dërguar Timmermans në fund të muajit dhjetor, Zbigniew Ziobro e fajëson “për mungesë informacioni”.
“Jam në dijeni të kritikave tuaja të pajustifikuara dhe të përfundimeve të papranueshme fillimisht nga mediat, më pas nga letra zyrtare. Kanë rënë në përfundime se letra juaj përbën një përpjekje duke ushtruar presion ndaj një Parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një qeveri të shtetit sovran siç është Polonia”, pohoi Ziobro, një person i afërt i liderit të partisë konservatore në pushtet, Jaroslaw Kaczynski. Letra e tij u publikua në faqen në internet të Ministrisë.
Në një letër drejtuar ministrave polakë të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë përpara procesit të votimit të këtij ligji mjaft të diskutueshëm, Timmermans u kishte kërkuar të mos kryenin menjëherë hyrjen në fuqi para se të gjithë çështjet që kanë impakt mbi pavarësinë dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ishin në mënyrë të plotë dhe korrekte të vlefshme
Diskutime rreth kësaj post