Duke filluar nga data 1 shkurt, qytetarët në Tiranë, që përdorin transportin urban do të paguajnë më shtrenjë edhe për abonetë.
Përkundër zërave që qarkullojnë se do të ketë ende rritje të mëtejshme të çmimit të aboneve, burime nga bashkia konfirmojnë për ATSH-në se, çmimi për një abone linje nga 900 lekë do të bëhet 1200 lekë dhe nuk do të ketë më rritje, ndërkohë që çmimi i abonesë së përgjithshme nga 1200 lekë do të bëhet 1600 lekë dhe nuk do të ketë rritje të mëtejshme.
Nuk ndryshon vetëm çmimi i abonesë për studentët. Ajo do të mbetet 600 lekë. Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që kërkoi si kusht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që të mos bëhej rritje e çmimit për këtë kategori.
Vendimet për rritje të çmimit të biletës dhe aboneve u miratuan në Këshillin Bashkiak në datën 30 dhjetor 2015 me votat e mazhorancësl.
Diskutime rreth kësaj post