Rrëmbimi, vrasja,zhdukja e provave dhe çorientimi i policisë, ka qënë gjithçka e planifikuar nga autorët e vrasjes së Gazmend Çollakut.
Autorët e vrasjes së tij, kanë organizuar çdo gjë në detaje, ku fillimisht janë paraqitur në lokalin ku qëndronte Çollaku me veshje policie e më pas janë larguar drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”.
Mirëpo veprimi që ka futur në kurth policinë e Durrësit dhe atë të Tiranës ka qënë hedhja e telefonit të viktimës në një rrugë dytësore në zonën e Maminasit. Telefoni i viktimës nuk është fikur por lënë i hapur qëllimisht. Pikërisht në zonën e Maminasit është lokalizuar dhe aparati telefonik nëpërmjet antenave celulare. Pikërisht në këtë zonë policia ka shtuar kontrollet për gjetjen e Gazmend Çollakut, kontrolle këto që kanë përfunduar pas marjes së njoftimit se trupi i pajetë i Çollakut është gjendur i pajetë në një fshat në zonën e Fushë-Krujës.
Policia ra në kurth
Ndërsa pengmarrësit udhëtonin drejt Krujës me Gazmend Çollakun, policia ngrinte postblloqe në rrugën Durrës- Tiranë.Kontrolle të shumta iu bënë qytetarëve natën e vrasjes, por pa asnjë rezultat.
Policia kishte rënë pre e një loje që organizuan 4 pengmarrësit. Siç u mësua më pas, ata udhëtuan deri në Murqin të Krujës. Aty nxorrën Çollakun nga makina dhe e qëlluan katër herë për vdekje pasi e kishin rrahur dhunshëm me shkop bejsbolli. Dy ditë më parë, policia gjeti në Maminas celularin e Gazmend Çollakut. Loja e vrasësve u kuptua, por ishte shumë vonë. Lidhur me këtë ngjarje policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur disa pista hetimore. Kryesorja se ekzekutimi është bërë për faktin se Çollaku e dinte kush i vrau dy miqtë e tij, Ervin Kodrën dhe Endri Çaushaj. Për këtë, ai kishte nisur të bashkëpunonte me policinë.
Vrasje me mllef
Lufta mes anëtarëve të bandave në Durrës me qëllim kapjen e monopolit të trafikut të drogës, ka sjellë vrasjen makabre të Gazmend Çollakut. 40-vjeçari i vrarë një javë më parë ka pasur njohje me dy viktimën Ervin Kodra, të ekzekutuar në qëndër të Durrësit me 27 plumba kallashnikovi. Sektori i Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar të kaluar e dy viktimave, pasi nga nformacionet operative të mbëritura nga policia e Durrësit, rezulton se dy viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin të skeduar si kontigjent në trafikun e drogës. Për anëtarët e grupit hetimor tani për tani vrasja e Kodrës dhe shokut të tij nga Vlora, Endrit Çaushaj ngre dyshime të forta se mund të ketë shërbyer si indicie për t’u hakmarë ndaj Gazmend Çollakut.
Sipas burimeve vrasje e këtij të fundit ka qënë përtej hakmarrjes pasi është kryer me mllef. Një konkluzjon i tillë ka ardhur nga ekspertët kriminalistë, të cilët gjatë ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës kanë konstatuar se koka e Gazmend Çollakut ishte e shtypur. Sipas burimeve, viktima pasi është marrë forcërisht nga ambjentet e lokalit ku qëndronte në Durrës është keqtrajtuar me sende të forta si shkopinj bejsbolli. Këto goditje ai i ka marrë në pjesë të ndryshme të trupit, ku kishte pësuar shtypjen e kokës, thyerjen e një krahu dhe plagë të shumta në trup.
Diskutime rreth kësaj post